• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

"Aksios": Propozimi përfundimtar i paqes i Trampit kërkon që Ukraina të njohë pushtimin rus

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) - SHBA pret sot një përgjigje nga Ukraina për kornizën e paqes, e cila përfshin njohjen amerikane të Krimesë si pjesë e Rusisë dhe njohjen jozyrtare të kontrollit rus mbi pothuajse të gjitha zonat e pushtuara që nga pushtimi i vitit 2022, sipas burimeve të njohura drejtpërdrejt me propozimin, raporton "Aksios".

Dokumentin me një faqe, të cilin SHBA-ja ua paraqiti autoriteteve ukrainase në Paris javën e kaluar, e përshkruan si "propozimi përfundimtar" nga Presidenti Donald Tramp. Shtëpia e Bardhë këmbëngul se është e përgatitur të tërhiqet nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje së shpejti.

Propozimi i Trampit do të kërkonte lëshime të mëdha nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili më parë ka hedhur poshtë mundësinë e pranimit të pushtimit rus të Krimesë dhe pjesëve të katër rajoneve në Ukrainën lindore, vëren "Aksios". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR