• e premte, 04 tetor 2024

Administrata palestineze ka parashikuar një deficit buxhetor 172 për qind më të madh në vitin 2024

Administrata palestineze ka parashikuar një deficit buxhetor 172 për qind më të madh në vitin 2024

Ramallah, 24 korrik 2024 (MIA) - Sipas kumtesës së qeverisë së Administratës palestineze në Bregun Perëndimor, projeksioni është që për shkak të konfliktit në Gazë, deficiti buxhetor të rritet për 172 për qind në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat do të ulen për 21 për qind.

Kumtesa është dërguar pasi presidenti i Administratës palestineze të Bregut Perëndimor, Mahmud Abas miratoi një buxhet emergjent për vitin 2024 që përfshin masa kursimi si ulja e pagave, kostot operative dhe kapitale dhe mbajtja e kostove të zhvillimit në minimum.

Konflikti në Rripin e Gazës e ka bërë të vështirë për administratë palestineze që të paguajë plotësisht pagat e sektorit publik për shkak të reduktimit të ndihmës dhe vendimit të Izraelit për të mbajtur paratë nga të ardhurat tatimore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR