• e martë, 05 nëntor 2024

Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së

Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së

Tetovë, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani, sot në Komunën e Tetovës bisedoi me kryetarin e komunës, Bilal Kasami për mundësitë e reja për shfrytëzimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian nga vetëqeverisjet lokale. Në të ardhmen fokusi do të jetë në potencialin e personelit të komunave.

"Kemi biseduar në përgjithësi për mundësitë që u ofrohen komunave për financimin e projekteve nga mjetet evropiane, gjithashtu edhe për proceset për integrimet evropiane, ndërsa një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është përafrimi i sistemeve tona, institucioneve tona me ato evropiane.  Në atë pjesë janë shumë të rëndësishme projektet evropiane që financohen me paratë evropiane në vend. Në Komunën e Tetovës aktualisht janë disa projekte të tilla që me mjete të tilla realizohen në kuadër të synimeve dhe përcaktimeve tona për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ministri tregoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Komunën e Tetovës duke rritur kapacitetet e administratës komunale për përgatitjen e projekteve dhe për aplikimin dhe realizimin e projekteve të tilla në mënyrë që të kemi një nivel më të lartë të shfrytëzimit të mjeteve evropiane", theksoi Bilal Kasami.Administrata komunale do të trajnohet se si të tërheqë më shumë mjete nga fondet e BE-së në Qendrën e Trajnimeve në kuadër të Ministrisë, e cila duhet të fillojë të funksionojë.

Administrata komunale do të trajnohet se si të tërheqë më shumë mjete nga fondet e BE-së në Qendrën e Trajnimeve në kuadër të Ministrisë, e cila duhet të fillojë të funksionojë.

"Jemi plotësisht të vetëdijshëm se njësitë e vetëqeverisjes lokale po përballen me probleme sa i përket personelit dhe potencialit profesional për apsorbimin e këtyre mjeteve. Së bashku ne angazhohemi që këtë problem të fillojë ta tejkalojmë përmes instrumenteve të ndryshme që disponon Ministria e Çështjeve Evropiane, përkatësisht Qendra për trajnime, e cila nga ky vit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm duhet të fillojë të ofrojë shërbime përmirësimi ose trajnimi për stafin e komunave. që do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin absorbues të këtyre programeve. E kam theksuar në disa raste se si shtet në periudhën e kaluar kemi humbur vazhdimisht mjete nga IPA, vetëm në tre vitet e fundit kemi humbur mbi 120 milionë euro. Ne si Ministri jemi marrë vesh me kryetarin që të japim ndihmë maksimale për të filluar ndryshimin e kësaj praktike", theksoi ministri Orhan Murtezani.

Për momentin është duke u bërë ristrukturim nga Sekretariat në Ministri e Çështjeve Evropiane, informoi Murtezani, duke theksuar se kjo do të nënkuptojë një bazë të mjaftueshme ligjore për shpalljen e thirrjes për trajnerë, pas së cilës ata trajnerë do të mbajnë trajnime të rregullta për komunat sipas nevojës. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR