• e premte, 05 korrik 2024

Abasi sot në takim me mbretin e Jordanisë Abdulla i Dytë, nesër me Blinkenin

Abasi sot në takim me mbretin e Jordanisë Abdulla i Dytë, nesër me Blinkenin

Ramala, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti palestanez Mahmud Abas nesër do të realizojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit,  Antoni Blinken, deklaroi sot në platformën X sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të PLO-së, Hysein al-Sheik.

Ai shtoi se takimi do të pasojë bisedimet e sotme në Aman mes Abasit dhe mbretit jordanez Abdullah i Dytë nga Jordania në Aman.

Abasi është president i administratës polestineze në Bregun Perëndimor, e cila e humbi kontrollin në Rripin e Gazës nga rivali i tij në Hamas në vitin 2007.

Al Sheik tregoi se takimi me mbretin e Jordanisë është "pjesë nga përpjekjet e vazhdueshme të udhëheqjes palestineze për të ndaluar këtë luftë shkatërruese dhe në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta midis Jordanisë dhe Palestinës" qa/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR