• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është vënë nën kontroll zjarri në rajonin e Strugës, punohet deri në shuarjen e plotë

Është vënë nën kontroll zjarri në rajonin e Strugës, punohet deri në shuarjen e plotë

Strugë, 10 korrik 2024 (MIA) - Është vënë nën kontroll zjari i madh që dje pasdite përfshiu pyllin në afërsi të fshatit Dollogozhdë të Strugës, informon për MIA-n komandanti i Njësitit territorial kundër zjarreve Strugë, Feti Mazari.

Në terren, sipas tij, janë dy automjete të njësisë së Strugës me shtatë zjarrfikës, ndërsa duhet të arrijë edhe një ekip i Ndërmarrjes publike “"Pyjet kombëtare", filiali "Jabllanicë".

"Terreni nuk është i qasshëm, por për momentin nuk ka rrezik për përhapje. Kërkojmë një mënyrë për shuarjen e plotë të zjarrit. Na ka ndihmuar shumë shuarja nga ajri nga helikopteri i MPB-së, që dje është dërguar pas kërkesës për ndihmë nga Qendra për Menaxhim me Kriza", tha Mazari.

Ai ka bërë të ditur se është djegur një sipërfaqe e madhe me akacie, lisa dhe pisha, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

MPB-ja kumtoi se në terren është dërguar një helikopter Bel-412 nga Departamenti i njësive ajrore, i cili ka hedhur mbi 20 tonë ujë dhe në koordinim me forcat në terren ka vepruar pikërisht për shuarjen e pikave të nxehta, me çka zjarri është vënë nën kontroll. rq/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR