Çairi e Belica në Bruksel nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi
- Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në Bruksle nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me komunën Belica të Bullgarisë
- Post By Sheriban Kllokoci
- 16:05, 5 maj, 2023

Bruksel, 5 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në Bruksle nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me komunën Belica të Bullgarisë
"Ky është një akt tejet i veçantë për mua si kryetar dhe komunën që drejtoj ate të Çairit, sikurse edhe për kolegun tim bullgar Radosllav Revanski që një bashkëpunim të tillë e nënshkruam në vendin ku është edhe vet selia e Bashkimit Evropian dhe me ndihmën e eurodeputetit Ilhan Kyçyk", shkroi kryetari Ganiu në Fejsbuk.
Fillojmë një bashkëpunim, potencoi, që padyshim dy komunave tona po na hap perspektiva të garantuara evropiane.
Ai njëherit e falënderoi edhe shefin e Misionit të Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropianë në Bruksel, Zylfi Ismaili për mikpritjen që e organizoi në përfaqësinë tonë diplomatike.
Foto: Fejsbuku i Ganiut