• e hënë, 10 qershor 2024

 Mot me diell me vranësira të vogla lokale, temperaturat maksimale prej 20 deri në 28 gradë

 Mot me diell me vranësira të vogla lokale, temperaturat maksimale prej 20 deri në 28 gradë

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë, me vranësira të herëpashershme mesatare.

"Sot dhe të shtunën do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa të dielën përgjatë Vardarit do të fryjë erë herë pas here e përforcuar veriore", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR