• среда, 14 јануари 2026

Në Meksikë arrestohen gjashtë anëtarë të grupit Tren de Aragua

Në Meksikë arrestohen gjashtë anëtarë të grupit Tren de Aragua

Meksiko Siti, 14 janar 2026 (MIA) - Autoritetet meksikane njoftuan se janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se janë anëtarë të grupit Tren de Aragua, ndërsa akuzohen për tregti me drogë, shantazhe dhe trafikim me qenie njerëzore.

Ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Omar Garsija Harfuç lajmin për arrestimin e anëtarëve të dyshuar të grupit e publikoi në rrjetet sociale.

Arrestimi vijoi një ditë pasi presidentja Klaudia Shajnbaum dhe presidenti amerikan Donald Tramp biseduan për bashkëpunimin e vazhdueshëm kundër narko kartelëve.

Administrata e Trampit vitin e kaluar grupin Tren de Aragua e shpalli si organizatë terroriste, e cila është e lidhur me presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nikollas Maduro.

Grupi Tren de Aragua u formua më shumë se dhjetë vjet më parë në një burg në Venezuelë. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан