• петок, 20 февруари 2026

Është e mundur që Hungaria ta ndërpresë eksportin e rrymës dhe gazit në Ukrainë nëse Kievi vazhdon të mos dërgojë naftë përmes "Druzhba"-s

Është e mundur që Hungaria ta ndërpresë eksportin e rrymës dhe gazit në Ukrainë nëse Kievi vazhdon të mos dërgojë naftë përmes

Budapest, 19 shkurt 2026 (MIA) - Hungaria po mendon ta ndërprejë eksportin e energjisë elektrike dhe gazit në Ukrainë nëse Kievi vazhdon të mos dërgojë naftë për Budapestin përmes naftësjellësit "Druzhba", deklaroi në brifingun e sotëm shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergeli Guljas.

Ai theksoi edhe se qeveria e Hungarisë, me kërkesë të rafinerisë MOL lëshoi rezerva strategjike të naftës.

Hungaria dhe Sllovakia janë vendet e vetme anëtare të BE-së, rafineritl e të cilave përdorin naftë ruse të dërguar përmes naftësjellësit "Druzhba". Por, dërgesa e naftës u ndërpre më 27 janar prej kur Ukraina njoftoi se naftësjellësi është dëmtuar gjatë sulmit rus me dronë.

Edhe qeveria e Sllovakisë dje miratoi kredi prej 250.000 tonë nha rezervat shtetërore të naftës.

Hungaria dhe Sllovakia e akuzojnë Ukrainën se po e prolongon dërgesën e naftës për shkaqe politike dhe dje paralajmëruan stopim të eksportit të dizelit në Kiev.

Guljas theksoi se Hungaria dhe Sllovakia i koordinojnë masat e mundshme kundër Ukrainës.

Ai i përsëriti akuzat se Ukraina po tenton të ndikojë ndaj zgjedhjeve parlamentare në Hungari, që kjanë caktuar për më 12 prill.

Hungaria dhe Sllovakia morën pjesë me 68 për qind në importin e energjisë elektrike në Ukrainë këtë muaj, sipas të dhënave nga kompania konsulente "ExPro" me seli në Kiev. Hungaria, gjithashti merr pjeës me pothuajse një të tretën e importit rrjedhës të gazit në Ukrianë, sipas të dhënave të operatorit ukrainas për tranzit të gazit. ab/

Fotо: ЕPА

Остани поврзан