• четврток, 09 април 2026

Zyrtari iranian: Humbja strategjike e Trampit tregon se e ka humbur kontrollin ndaj luftës

Zyrtari iranian: Humbja strategjike e Trampit tregon se e ka humbur kontrollin ndaj luftës

Teheran, 7 prill 2026 (MIA) - Një zyrtar i lartë iranian i sigurisë mbrëmë tha për rrjetin televiziv amerikan Si-En-En se vendi i tij i ka shkaktuar humbje "strategjike" presidentit amerikan Donald Tramp dhe se përshkallëzimi i tij në retorikën ndaj iranianëve e mban humbjen e tij në kontroll ndaj konfliktit.

"Mossuksesi luftarak i Trampit, në koordinim me (kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu), në Isfahanin jugor, është një mossukses strategjik - ndërsa intensifikimi i tij në ofendimet dhe gjuhën fyese ndaj popullit iranian tregon se ai e ka humbur kontrollin ndaj menaxhimit me këtë luftë", tha burimi, emrin dhe pozitën e të cilit Si-En-En nuk e zbuloi.

Irani dje njoftoi se nuk pajtohet me propozimin e Pakistanit për armëpushim.

Burimi tha se për një vendim të tillë shkresë u është dorëzuar amerikanëve përmes ndërmjetësuesit, Pakistanit.

Pa e saktësuar përmbajtjen e letrës, burimi vlerësoi se Teherani e ka shprehur qëndrimin e tij "qartë" në kuptimin që Ngushtica e Hormuzit", nuk do të kthehet në gjendjen paraprake derisa lufta nuk ndalet përgjithmonë".

Zyrtari iranian tha se madje edhe në rast të ndërprerjes së plotë të sulmeve nga ana e Iranit, hapja e Ngushticës është e mundur vetëm në bazë të protokollit të lidhur me plotësimin e detyrimeve të palës tjetër.

"Irani nuk i beson Trampit dhe përfaqësuesve të tij, prandaj kërkoi garancione shtesë. Irani dëshiron që lufta të përfundojë, por jo në mënyrën dhe kornizën kohore që e dëshiron Trampi", shtoi burimi. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан