• вторник, 30 декември 2025

Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA-së edhe në pesë vitet e ardhshme

Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMAA-së edhe në pesë vitet e ardhshme

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Zoran Trajçevski do ta udhëheq Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) edhe në pesë vitet e ardhshme, pasi mori mbështetje nga Këshilli i ASHMAA për mandat të ri.

Shërbimi për shtyp i ASHMAA pasdite kumtoi se Këshilli i ASHMAA sot në mbledhje ka vendosur në periudhën e ardhshme pesë vjeçare Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ta udhëheq Zoran Trajçevski, i cili është në këtë detyrë nga viti 2014.

Trajçevski u zgjodh drejtor i ASHMAA- së mbledhjen e 12-të të Këshillit të Agjencisë, të mbajtur më 7 tetor të vitit 2014, ndërsa paraprakisht ishte drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. sa/ 

foto: MIA arkivi 

 

 

Остани поврзан