Zheljazkov e ktheu mandatin e papërmbushur për formim të qeverisë menjëherë pasi që e mori nga presidenti
- Kryeministri bullgar në dorëheqje Rosen Zheljazkov e ktheu mandatin e papërmbushur hulumtues për formim të qeverisë si kandidat për kryeministër të GERB-SDF menjëherë pasi e mori nga presidenti Rumen Radev.
Sofje, 12 janar 2026 (MIA) - Kryeministri bullgar në dorëheqje Rosen Zheljazkov e ktheu mandatin e papërmbushur hulumtues për formim të qeverisë si kandidat për kryeministër të GERB-SDF menjëherë pasi e mori nga presidenti Rumen Radev.
Të premten, kryetari i GERB-it, Bojko Borisov,deklaroi se do ta kthejë mandatin.
Mandati i sotëm ishte i pari që e dha presidenti. Sipas Kushtetutës, shefi i shtetit duhet t'ia dorëzojë mandatin e dytë për formim të qeverisë të kandidatit për kryeministër të nominuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar - në këtë rast, atij të "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demokratike".
Besojmë se 29 marsi është datë e mirë për zgjedhje, dekalroi Rosen Zheljazkov, pasi që e ktheu mandatin e papërmbushur për kabinet.
Besojmë se 29 marsi është datë e mirë për zgjedhjet, deklaroi Rosen Zheljazkov, kryeministër në dorëheqje, i cili si kandidat për kryeministër i GERB-SDF e mori nga prresidenti Rumen Radev dhe menjëherë e ktheu mandatin e papërmbushur hulumtues për formim të kabinetit.
Zjeljazkov tha se GERB-SDF kupton se zgjehdjet duhet të mbahen sa më parë.
Sipas Kushtetutës, shefi i shtetit duhet të ndajë mandat të dytë për formim të qeverisë kandidatit për kryeministër të nominuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar - në këtë rast, atij të "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria demorkatike". ab/
Foto: BTА