• четврток, 25 декември 2025

Zgjedhja e ministrave të rinj në seancën e sotme të 75-të të Kuvendit

Zgjedhja e ministrave të rinj në seancën e sotme të 75-të të Kuvendit

Shkup, 24 dhejtor 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 75-të, në rend dite të së cilës është edhe zgjedhja e ministrave të rinj për çështje evropiane dhe mjedis jetësor.

Si pikë e re në rend dite është Propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni ministër në Ministrinë për Çështje Evropiane. Për zëvendës kryeministër të ri dhe ministër për Çështje Evropiane është propozuar deputeti i tanishëm dhe ish ministër i Shëndetësisë Bekim Sali.

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë erdhi pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor pasi Izet Mexhiti hyri në funksionin e kryetarit të komunës në Komunën e Çairit, i cili i kryen funksionet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor. Për ministër të ri të Mjedisit Jetësor nga ana e Qeverisë është propozuar edhe ish zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha.

Në rend të ditës janë edhe Propozimi për emërimin e një anëtari jo-ekzekutiv të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e kontesteve të Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Propozim Ligjin për Huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes së huasë për financimin e projektit "Rinovimi i parkut transportues vozitës" të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Transport SHA Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, me procedurë të shkurtuar, dhe Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime për miratimin e programeve vjetore të disa institucioneve - Propozim-vendimi për miratimin e Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2026 dhe Propozim-vendimi për miratimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim për vitin 2026 të Agjencisë për Rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Strategjia fiskale e rishikuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026-2030. sa/

Foto: MIA Arkivi

Остани поврзан