Zelenski: Ukraina mund të prodhojë në vit katër milionë dronë
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi mund të prodhojë katër milionë dronë në vit dhe të rrisë me shpejtësi prodhimin e armëve të tjera.
Kiev, 2 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se vendi mund të prodhojë katër milionë dronë në vit dhe të rrisë me shpejtësi prodhimin e armëve të tjera.
Duke iu drejtuar shefave të dhjetëra prodhuesve të huaj të armëve në Kiev, Zelenski tha se Ukraina tashmë ka dakorduar prodhimin e 1.5 milionë dronëve këtë vit.
"Në kushte jashtëzakonisht ekstreme të luftës nën sulmet e vazhdueshme ruse, ukrainasit arritën të ndërtojnë praktikisht një industri të re të mbrojtjes", ka thënë Zelenski.
Ukraina trefishoi prodhimin e saj të përgjithshëm të armëve në vitin 2023, më pas e dyfishoi përsëri atë numër vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, tha kryeministri Denis Shmihal në të njëjtën mbledhje. rq/
Foto: arkivi i MIA-s