Zelenski: Rusia e sulmoi Ukrainën me 400 dronë dhe 40 raketa
- – Forcat ruse filluan sulm të madh mbi Ukrainë gjatë natës, duke gjuajtur më shumë se 400 dronë dhe rreth 40 raketa, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.
Kiev, 7 shkurt 2026 (MIA) – Forcat ruse filluan sulm të madh mbi Ukrainë gjatë natës, duke gjuajtur më shumë se 400 dronë dhe rreth 40 raketa, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.
Caqe kryesore të sulmeve ishin objektet energjetike në mbarë vendin, njoftojnë mediat ukrainase.
Presidenti Zelenski publikoi hollësi për sulmin në rrjetin social „X“.
“Caqe kryesore ishin rrjeti energjetik, kapacitetet e prodhimit dhe trafostacionet distributive. Dëme janë regjistruar në rajonet Volin, Ivano – Frankivski, Lviv dhe Rivnon. Në Rivno është dëmtuar një ndërtesë banimi”, tha ai.
"Në Ladizhin, rajoni i Vinitsas, dronët goditën ndërtesën administrative të një shkolle bujqësore. Pati gjithashtu sulme në rajonet e Kievit dhe Harkovit. Në disa rajone, forcat e mbrojtjes ajrore janë ende në veprim", shtoi Zelenski, duke u bërë thirrje partnerëve të sigurojnë më shumë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore. fc/
Foto: Printskrin „Х“