• петок, 20 февруари 2026

Zelenski paralajmëroi takim për energjinë me partnerët e Kievit në Francë

Zelenski paralajmëroi takim për energjinë me partnerët e Kievit në Francë

 Kiev, 16 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot paralajmëroi bisedime me partnerët këtë javë në Francë, të përqendruara në energji, pas javësh ndërprerjesh masive të energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse.

 Takimi në të ashtuquajturin "format ramshtajn" do të përfshijë vendet e G7, partnerë nga Evropa Veriore dhe vendet baltike, tha ai, raportoi DPA, duke shtuar se Zelenski përmendi konkretisht ministrat nga ShBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian.

 Miliona njerëz në Ukrainë janë goditur nga ndërprerje të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes që zgjasin me orë të tëra, të shkaktuara nga sulmet sistematike ruse. Paralajmërimi vjen një ditë para se një raund i ri bisedimesh paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës të mbahet në Gjenevë.

 Zelenski  në rrjetet sociale përsëriti se e konsideron dhënien e territorit Rusisë si rrugën e gabuar. Kievi është gati për kompromise, por kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga territori, tha ai, duke pohuar se vendi nuk është gati të pranojë një kompromis që do t'i lejonte Rusisë të rikuperohej, të rikthehet shpejt dhe të pushtojë Ukrainën.

Zelenski theksoi rëndësinë e garancive të sigurisë së ShBA-së për vendin e tij, duke thënë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën se Uashingtoni kishte ofruar një periudhë prej 15 vjetësh, ndërsa Kievi do që garancitë të zgjasnin të paktën 20 vjet. 

Foto: DPA 

 

Остани поврзан