• четврток, 25 декември 2025

Zelenski: Në sulmet ruse e humbën jetën të paktën tre persona

Zelenski: Në sulmet ruse e humbën jetën të paktën tre persona

Kiev, 23 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia gjatë natës kreu sulm masiv ndaj Ukrainës, duke qëlluar mbi 600 dronë dhe më shumë se 30 raketa.

Në sulmet e humbën jetën të paktën tre persona, nga të cilët edhe një fëmijë katërvjeçar, ndërsa tetë janë plagosur. 

Zelenski theksoi se sulmet ruse kishin për qëllim sistemin energjetik, infrastrukturën civile dhe "në thelb të gjithë infrastrukturën e jetës së përditshme".

"Sulmet pak para Krishtlindjeve, kur njerëzit thjesht duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi dhe të sigurt, dërgojnë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të qartë në lidhje me prioritetet e Rusisë. Putini ende nuk e kupton se duhet të ndalojë me vrasje. Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë", tha Zelenski, i cili po kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë dhe rritje të ndihmës për Kievin nga aleatët perëndimorë.

Presidenti ukrainas dje para diplomatëve deklaroi se pret që Rusia të nisë sulme të rënda pas Krishtlindjes.

“Është mjaft normale që Rusia të nisë sulme masive për Krishtlindje, duke theksuar se situata është e vështirë për shkak të mungesës së sistemeve të mbrojtjes ajrore”, tha Zelenski..

Për shkak të sulmeve të mbrëmshme në Ukrainën perëndimore, aeroplanë polakë dhe të aleatëve u ngritën këtë mëngjes për të mbrojtur hapësirën ajrore polake. ls/

Foto: Iks

 

Остани поврзан