• понеделник, 16 март 2026

Zelenski me rastin e katër viteve të fillimit të luftës në Ukrainë: Putini nuk i arriti qëllimet e veta ushtarake

Zelenski me rastin e katër viteve të fillimit të luftës në Ukrainë: Putini nuk i arriti qëllimet e veta ushtarake

rKiev, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sse presidenti rus, Vlladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e veta në Ukrainë në kontekst të shënimit të katërvjetorit të fillimit të konfliktit ruso-ukrainas.

"Putin nuk i arriti qëllimet e veta. Ai nuk arriti t'i thyejë ukrainasit. Ai nuk e fitoi këtë luftë. Ne e mbrojtëm Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqe dhe që të mbisundojë drejtësia. Dëshirojmë paqe - paqe të fuqishme, dinjitoze dhe të pëerhershme", tha Zelenski në video fjalimin e tij.

Në intervistë për Si-En-En, cituar nga edicioni ukrainas "Unian", Zelenski gjithashtu i bëri thirrje presidentit ukrainas, Donald Tramp me kërkesë të vihet në anën e Ukrianës.

"Ata duhet të qëndrojnë në anën e demokracisë, e cila lufton kundër një personi. Sepse ky njeri e personifikon luftën, ndërkaq emri i tij është Putin. Problemi është centralizuar mu tek ai, e ai është Putini. Dhe i tërë vendi është në një lloj burgu", theksoi presidenti ukrainas për Si-En-En.

Në pyetjen nëse Zelenski beson se SHBA-ja po i bën mjaftueshëm presion Putinit, shefi i shtetit ukrainas u përgjigj negativisht.

"Nëse me të vërtetë dëshirojnë ta ndalin Putinin, Amerika është mjaft e fuqishme për ta bërë atë", shtoi Zelenski.

Lidhur me garancat e sigurisë për Ukrainën, Zelenski theksoi se pyetja për përgjigjen e aleatëve të Kievit mbetet kundërthënëse në rast se Rusia fillon luftë të re.

"Është e vërtetë se ka gjëra të mira në garancat e sigurisë. Por, dëshiroj të marr përgjigje konkrete - për çka janë të gatshëm partnerët tanë nëse Putini sërish vjen. Mu këtë dëshirojnë ta dëgjojnë ukrainasit", theksoi Zelenski.

Zelenski në intervistë vërejti se insiston që garancat e sigurisë fillimisht të dakordohen dhe ratifikohen nga Kongresi i SHBA-së. Sipass tij, kjo do t'i japë besim popullit ukrainas në sigurinë e aleatëve të vet në të ardhmen sepse në të kaluarën ukrainasit shumë shpesh janë mashtruar.

Ndërkohë, shefat e shteteve skandinave dhe baltike, përfshirë presidentin finlandez, Aleksandar Stab dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristerson, sot arritën në Ukrainë me rastin e katërvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, kumtoi Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme.

Fotо: DPА

Остани поврзан