• вторник, 21 април 2026

Zelenski: Marrëveshje të arritura historike me vendet e Gjirit

Zelenski: Marrëveshje të arritura historike me vendet e Gjirit

Kiev, 31 mars 2026 (MIA) – Ukraina vendos partneritete të sigurisë – mbrojtjes me shumë vende të Gjirit Persik, deklaroi presidenti Volodomir Zelenski, duke theksuar “marrëveshje historike” me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. 

Zelenski në video paraqitjen e tij të natës pas kthimit nga vizita në Lindjen e Mesme dhe shtete të Gjirit, deklaroi se Ukraina bashkëpunon edhe me Jordaninë dhe Kuvajtin, si dhe se ka interes për bashkëpunim edhe në Bahrejn dhe Oman. 

"Ukraina eksporton sisteme mbrojtëse, përvojë ushtarake dhe njohuri teknike, duke pritur bashkëpunim reciprok në sferën e sigurisë", tha Zelenski. Ai theksoi se tashmë janë arritur marrëveshje për forcimin e mbrojtjes ajrore, zhvillimin e përbashkët të prodhimit të armëve, si dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

Zelenski të premten njoftoi për partneritet në mbrojtje me Arabinë Saudite. 

Ukraina, e cila më shumë se katër vjet mbrohet nga intervenimi rus, u ofron ndihmë shteteve të Lindjes së Mesme në trajnimin e personelit dhe taktika për mbrojtje nga sulmet iraniane të kryera me dronë dhe raketa. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан