• понеделник, 12 јануари 2026

Zelenski kërkon dërgesë të menjëhershme të raketave për mbrojtje kundër ajrore

Zelenski kërkon dërgesë të menjëhershme të raketave për mbrojtje kundër ajrore

Kiev, 12 janar 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi mbajtjen e takimit kushtuar nevojës së menjëhershme të Ukrainës për raketa të reja për mbrojtje kundër ajrore (MKA), transmeton Ukrinform.

Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes me video, informoi se me komandantin suprem të forcave të armatosura, Oleksandar Sirski, detajisht i kanë shqyrtuar çështjet për dërgesat nga partnerët. Ai theksoi se prioritet janë raketat të cilat tashmë janë në depot evropiane.

"Nesër kemi takim në të cilin do të bisedojmë për këtë. Nevojiten dërgesa të reja nga partnerët përmes nismës PURL, si dhe marrje të raketave nga depot në Evropë. E dimë që ata janë atje dhe menjëherë duhet të vendosen në shërbim të forcave tona kundër ajrore", deklaroi mbrëmë Zelenski.

Sipas të dhënave të Ukrinform, vetëm gjatë kësaj jave Rusia ndaj Ukrainës ka gjuajtur gati 1100 dronë, mbi 890 bomba ajrore dhe më shumë se 50 raketa nga lloje të ndryshme. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан