• понеделник, 16 март 2026

Zelenski i bëri thirrje BE-së ta zhbllokojë pakon e planifikuar prej 90 miliardë eurove për Ukrainën

Zelenski i bëri thirrje BE-së ta zhbllokojë pakon e planifikuar prej 90 miliardë eurove për Ukrainën

Bruksel, 24 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Bashkimit Evropian ta mirtojë pakon e kredisë prej 90 miliardë eurove (105 miliardë dollarë) për Ukrainën, e cila për momentin është bllokuar nga Hungaria.

"Kjo është garancë e vërtetë financiare për sigurinë tonë dhe rezistencën tonël dhe duhet të zbatohet", theksoi sot Zelenksi në video fjalimiun në selinë e Parlamentit evropian.

"I falënderoj të gjithë që punojnë që të ndodhë kjo", tha Zelenski.

Kredia dukshëm do të kontribuojë për nevojat financiare të Kievit në vitet 2026 dhe 2027, përfshirë 60 miliardë euro dedikuar posasçërisht për ushtrinë ukrainase. Fillimisht pritej masa për ndihmë formalisht të miratohet nga ministrat e jashtëm të bllokut dje pasi që të gjithë liderët e BE-së. përfshirë edhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban, u dakorduan për kredinë në dhjetor.

Hungaria, e mbëshstetur nga Sllovakia, megjithatë vendosi veto ndaj ndihmës financiare, duke e cekur ndalimin e dërgesave të naftëss ruse përmes tubacionit "Druzhba" që kalon nëpër Ukrainë. Ata e akuzojnë Kievin për bllokim të qëllimshëm të tubacionit për shkaqe politike. Megjithatë, autoritetet ukrainase thonë se ndërprerja e furnizimit me naftë nga fundi i janarit është rezultat i bombardimeve ruse. Hungaria, gjithashtu, refuzoi ta miratojë pakon e 20-t të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Në fjalimin e tj, Zelenski e përsëriti thirrjen e tij drejtuar bllokut të caktojë datë konkrete për inkuadrimin e Ukrainës. Pa kornizë të qartë kohore, paralajmëroi ai, presidenti rus, Vlladimir Putin do të tentojë ta bllokojë inkudrimin e Ukrainës në BE "me dekada me ndarje të BE-së, me ndarje të Evropës". ab/

Fotо: DPА

 

Остани поврзан