Zelenski do ta prezantojë "planin për fitore" në takimin e liderëve në Ramshtajn më 12 tetor
- Në takimin e Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, që do të mbahet më 12 tetor në Ramshtajn të Gjermanisë, Ukraina do të prezantojë "planin për fitore", i cili parasheh hapa për përfundim të luftës me Rusinë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
Kiev, 5 tetor 2024 (MIA) - Në takimin e Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, që do të mbahet më 12 tetor në Ramshtajn të Gjermanisë, Ukraina do të prezantojë "planin për fitore", i cili parasheh hapa për përfundim të luftës me Rusinë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.
"Po përgatitetmi për Ramshtajn më 12 tetor. Ky do të jetë takimi i 25-të, por i pari në nivel liderësh. Do të rpezantojmë plan fitimtar, të qartë, hapa konkret për përfundim të drejtë të luftës. Vendosmëria e vendeve partnere dhe përforcimi i Ukrainës është ajo që mund ta parandalojë agresionin rus", tha Zelenski në Telegram.
Ai shtoi se në takimin në Ramshtajn vendet-partnere nga pala ukrainase do t'i marrin "të gjitha hollësitë, të gjitha argumentet se si të sigurohen rezultate në muajt në vijim, edhe në front edhe me aktivitete diplomatike", transmetoi Ukrinform.
Agjencia ukrainase thekson se me takimi në Ramshtajn, më 12 tetor, do të kryesojë presidenti amerikan, Xhozef Bajden. ab/
foto: МIА arkivi