• петок, 08 ноември 2024

Zaharova: Vuçiqi ka mundur, por nuk ka biseduar me Lavrovin për Ukrainën në KB

Zaharova: Vuçiqi ka mundur, por nuk ka biseduar me Lavrovin për Ukrainën në KB

Moskë, 3 tetor 2024 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova sot deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mundur të bisedojë me ministrin Sergej Lavrov për krizën ukrainase në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

“E dini, nëse ajo temë vërtet e shqetëson Aleksandër Vuçiqin, ai do të kishte biseduar me Sergej Lavrovin në margjinat e AP të KB-së, kur të dy ishin atje dhe kur ai dha një deklaratë të tillë", theksoi Zaharova, duke komentuar deklaratën e Vuçiqit për kohëzgjatjen e konfliktit në Ukrainë.

Mediat ruse raportuan se Vuçiqi, duke folur për konfliktin në Ukrainë ka deklaruar se “në fund do të ketë paqe, prandaj do të ketë luftë të fuqishme për çdo fshat. Do të arrihet skenari korean dhe kjo nuk do të ketë zgjidhje për 10, 20 apo 30 vjet dhe kjo do të jetë zgjidhje thelbësore për konfliktin në Ukrainë”.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан