Zëvendëslideri i Hamasit: Në sulmin e 7 tetorit nuk kemi pasur cak civilët
- Lideri i Hamasit jashtë Gazës deklaroi për Bi-Bi-Si se kriza që ka shkaktuar organizata e tij në Lindjen e Mesme që ka çuar në mijëra viktima në mbarë rajonin vitin e kaluar është e justifikueshme.
Gazë, 4 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Hamasit jashtë Gazës deklaroi për Bi-Bi-Si se kriza që ka shkaktuar organizata e tij në Lindjen e Mesme që ka çuar në mijëra viktima në mbarë rajonin vitin e kaluar është e justifikueshme.
I pyetur nga redaktori ndërkombëtar i Bi-Bi-Si-së, Kalil al-Haja, zëvendëslideri i Hamasit, mohoi se luftëtarët e Hamasit kanë pasur si cak civilë gjatë sulmit më 7 tetor të vitit të kaluar.
Rreth 1.200 persona, kryesisht civilë izraelitë u vranë, ndërsa më shumë se 250 u dërguan në Gazë si pengje. Britania dhe qeveritë e tjera e kanë shpallur Hamasin si organizatë terroriste.
Al Haja tha se sulmet e 7 tetorit gjatë vitit të kaluar "janë të nevojshme për ta rikthyer çështjen e nënshtetësisë palestineze në agjendë globale". Pa këtë, tha ai, cikli i dhunës në Lindjen e Mesme nuk do të përfundojë.
"Ne jemi persona me kërkesa. Patjetër të bënim diçka për t'i thënë botës se ka njerëz që kanë qenë nën okupim me dekada", tha Al Haja.
Në pyetjen e gazetarëve se pse civilë, duke përfshirë dhe fëmijë u vranë në sulmin, Al-Haja u përgjigj: "Ne i urdhëruam luftëtarët tanë të rezistencës të mos targetojnë civilë, gra dhe fëmijë. Caku kanë qenë ushtarët okupues që gjithmonë kanë vrarë dhe shkatërruar Gazën. Ne nuk mbështesim dëmtimin e civilëve. Ka pasur gabime personale dhe aktivitete në terren. rq/
Foto: arkivi i MIA-s