• сабота, 21 февруари 2026

Vëllimi i parë i fjalorit etimologjik – vepër kapitale për gjuhën maqedonase e realizuar me mbështetje buxhetore, do të rriten mjetet për shkencë

Vëllimi i parë i fjalorit etimologjik – vepër kapitale për gjuhën maqedonase e realizuar me mbështetje buxhetore, do të rriten mjetet për shkencë

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Vëllimi i parë i Fjalorit Etimologjik Maqedonas është vepër me rëndësi të jashtëzakonshme për gjuhën maqedonase, letërsinë dhe shkencën. I gjithë projekti për fjalorin e parë të këtij lloji është dëshmi se kur vendi investon në shkencë, ndërsa punonjësit shkencor me përkushtim hulumtojnë dhe krijojnë vlera të reja, atëherë arrihen rezultate të rëndësishme dhe të qëndrueshme, deklaroj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, në promovimin e Fjalorit, i cili është një nga projektet kërkimore-shkencore të financuara në vitin 2025 nga mjetet buxhetore. Autori i tij është prof. dr. Goce Cvetanovski, këshilltar shkencor në Institutin e Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup.

Janevska theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetje të plotë nga Qeveria për të rritur investimet në kërkimin shkencor. Vitin e kaluar me 374 milion denarë janë financuar 40 projekte kërkimore-shkencore në universitetet dhe fakultetet shtetërore, institutet shkencore dhe ASHAM, ndërsa në periudhën e ardhshme do të investohen edhe më shumë para në shkencë dhe kërkim.

Vitin e kaluar, buxheti i shkencës ishte pothuajse dyfish më i madh se nga viti 2024 dhe arriti 680 milionë denarë, ndërsa këtë vit janë siguruar 773 milionë denarë.

"Maqedonia patjetër duhet t’i drejtohet shkencës nëse duam të bëjmë një hap përpara nga rrjedha e deritanishme e punëve në të gjitha fushat. Për një kohë shumë të gjatë kemi qenë të bllokuar në inerci, zakone dhe modele që nuk sjellin përparim. Bota, madje edhe rajoni, po ecin përpara me hapa të shpejtë, ndërsa ne nuk guxojmë t’i lejojmë vetëm t’i vështrojmë“, theksoi ministrja Janevska.

Financimi i projekteve të qëndrueshme shkencore nuk do të jetë më problem. Së bashku me ligjet e reja për arsimin e lartë, për veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe për cilësinë në arsimin e lartë do të krijohet bazë e mirë për zhvillimin e shkencës dhe kërkimeve, dhe është e rëndësishme që shkencëtarët dhe profesorët të duan të krijojnë. mb/

Остани поврзан