Venezuela liron edhe rreth 30 të burgosur politikë
- Rreth 30 të burgosur politikë u liruan sot nga burgu "Rodeo 1" në periferi të Karakasit, në përputhje me ligjin për amnisti që u njoftua të enjten nën presionin e ShBA-së pas paraburgimit të Presidentit Nikolas Maduro më 3 janar.
Karakas, 24 shkurt 2026 (MIA) - Rreth 30 të burgosur politikë u liruan sot nga burgu "Rodeo 1" në periferi të Karakasit, në përputhje me ligjin për amnisti që u njoftua të enjten nën presionin e ShBA-së pas paraburgimit të Presidentit Nikolas Maduro më 3 janar.
"Jemi të lirë, jemi të lirë! - bërtitën të burgosurit me koka të rruara dhe bluza të bardha, të pritur nga të afërmit e tyre të shumtë që kishin kampuar jashtë burgut për javë të tëra, raportoi BTA.
Organizata joqeveritare "Foro Penal", e specializuar për mbrojtjen e të burgosurve politikë, njoftoi dje se gjithsej 65 persona janë liruar në tre ditët e fundit në përputhje me ligjin e amnistisë.
Foto: EPA