Vdiq Xhesi Xhekson, lider për të drejtat e njeriut dhe ish kandidat presidencial amerikan
- Xhesi Xhekson, lideri i lëvizjes për të drejta civile dhe ish kandidat për president i SHBA-së, vdiq sot në moshën 84-vjeçare, informoi familja e tij, njoftoi "Si-Bi-Es njuz" (CBS News).
Çikago, 17 shkurt 2026 (MIA) - Xhesi Xhekson, lideri i lëvizjes për të drejta civile dhe ish kandidat për president i SHBA-së, vdiq sot në moshën 84-vjeçare, informoi familja e tij, njoftoi "Si-Bi-Es njuz" (CBS News).
Gjatë jetës së tij, Xheksoni ishte figura kyçe në luftën për të drejtat civile, duke marshuar së bashku me aktivistin për të drejtat civile, Martin Luter King junior dhe duke marrë pjesë në protestat jo të dhunshme në SHBA.
Pas vdekjes së Kingut në vitin 1968, ai i ka themeluar organizatat PUSH dhe Debt Coalition, të fokusuara në drejtësinë sociale dhe angazjhimin e votuesve.
Xhekson u kandidua për nominim presidencial nga Partia Demokratike në vitin 1984 dhe 1988, ndërsa gjatë dekadave ka fituar më shumë se 40 doktorate të nderit dhe medalje presidenciale për liri në vitin 2000 nga presidenti i atëhershëm, Bill Klinton. bsh/
Foto: EPA