• сабота, 19 септември 2026

Vazhdon protesta e PDK-së dhe AAK-së para qeverisë së Kosovës

Vazhdon protesta e PDK-së dhe AAK-së para qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 26 gusht 2026 (MIA) - Deputetët nga Partia demokratike e Kosovës (PDK) edhe sot protestojnë para Qeverisë dhe kërkojnë u.d. Albin Kurti ta vazhdojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Protestës iu bashkuan edhe deputetët nga Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe këshilltarët dhe aktivistët nga Mitrovica.

Deputetët nga PDK-ja tashmë disa ditë po protestojnë para Qeverisë së Kosovës për shkak të kryerjes së funksionit të kryeministrit nga Kurti dhe kërkojnë "funksionim të institucioneve", si dhe vazhdim të mbledhjes konstituive të Kuvendit.

Paraprakisht, AAK parashtroi padi penale në Prokurorinë speciale për shkak të 17 vendimeve të Qeverisë së Kosovës me mandat teknik për emërim të komisioneve për emërim të nëpunësve të lartë shtetërorë.

Sipas AAK-së, qqeveria me mandat teknik nuk ka legjitimitet për ndërmarrje të veprimeve të tilla.

Mes vendimeve kontestuese të miratuara më 12 gusht është edhe vendimi për emërim të Komisionit për pranim të pozitës zëvendës-drejtor i përgjithshëm i Agjencisë shtetërore për arkiva, si dhe emërimi i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria, gjithashtu, emëroi komisione për zgjedhje të kandidatëve për pozitën e drejtorit të përjgithshëm në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, Agjencisë për ndihmë juridike pa pagesë dhe pozitës së drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për menaxhim me prona të konfiskuara. ab/

foto: МIА arkivi