• сабота, 21 февруари 2026

Vazhdon hetimi për 40 tonë marihuanë të konfiskuar, kontrollohet lidhshmëria me drogën e zbuluar në Serbi

Vazhdon hetimi për 40 tonë marihuanë të konfiskuar, kontrollohet lidhshmëria me drogën e zbuluar në Serbi

Shkup, 9 shkurt 2026 (MIA) - Prokuroria vazhdimisht ndërmerr veprime në lidhje me operacionin e gjerë në të cilin deri tani u konfiskuan mbi 40 tonë marihuanë nga disa persona juridik në territorin e shtetit. Aktivitetet zbatohen në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin për Miratimin e Kultivimit të Kanabisit për Qëllime Mjekësore, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, citohet në kumtesën e PPRMV.

Procedura zhvillohet në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe me prokurori tjera publike me juridiksion territorial dhe lëndor, të cilat merren me raste të veprave penale të konfirmuara në ligjin për kontrollin e drogave narkotike.

"Për vërtetimin e plotë të fakteve dhe rrethanave, prokurori në fjalë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit është në komunikim me Prokurorinë për Krim të Organizuar të Republikës së Serbisë, me qëllim të shkëmbimit të informatave nga vlera e procedurës që do të ndihmojnë të konfirmohet lidhshmëria eventuale e dy rasteve dhe origjina e marihuanës. Njëherit, prokurori publik i PTHP NKOK ndërmerr edhe veprime tjera sipas kompetencave të saj ligjore, duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të personave si dëshmitarë, me qëllim mbledhjen e provave dhe fakteve relevante për procedurën", thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se së bashku me institucionet kompetente, vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilin publiku do të informohet në kohë.

Ministria e Punëve të Brendshme në datën 7-të të këtij muaji informon për sasi të madhe të konfiskuar të marihuanës. Te personi juridik në Shkup janë gjetur dhe marrë rreth nëntë tonë marihuanë dhe mbi 1300 shishe me vaj kanabisi të prodhuar (gjysmëprodukt). Nga persona juridik sërish nga rajoni lindor, janë marrë mbi 31 tonë marihuanë dbe biomasë. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан