Vatikani i kërkon Trampit të ndalojë menjëherë veprimet ushtarake në Iran
- Sekretari i shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, sot i bëri një thirrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë dhe të ashpër presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, që t'i japë fund luftës në Iran sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë që i kërkoi gjithashtu Izraelit të ndalojë sulmet e tij ndaj Libanit.
Vatikan, 18 mars 2026 (MIA) - Sekretari i shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, sot i bëri një thirrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë dhe të ashpër presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, që t'i japë fund luftës në Iran sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë që i kërkoi gjithashtu Izraelit të ndalojë sulmet e tij ndaj Libanit.
Parolin, i cili është një këshilltar i lartë i papa Leo të Katërmbëdhjetë, theksoi se operacionet ushtarake duhet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Libani duhet të "lihet në paqe". "Do të thoja se ata duhet ta përfundojnë operacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky mesazh vlen edhe për izraelitët", tha kardinali, duke theksuar nevojën për një deeskalim urgjent për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Vatikani po ndjek me shqetësim përhapjen e veprimeve ushtarake dhe pasojat humanitare, duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë të kthehen në rrugën e diplomacisë. sa/
foto: arkivi