• вторник, 30 декември 2025

Valbon Limani me banorët e Ravenit bisedoi për bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen 

Valbon Limani me banorët e Ravenit bisedoi për bashkëpunim dhe vizion për të ardhmen 

Gostivar, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura, Valbon Limani, në kuadër të fushatër parazgjedhore ka realizuar një takim me banorët e fshatit Ranev. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, ndërsa tema e bisedimeve ishte nevojat dhe prioritetet për një nga vendbanimet më të populluara në Komunën e Gostivarit.

Banorët e Ravenit shprehën mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre, duke dëshmuar për angazhimin e sinqertë për një të ardhme më të mirë dhe zhvillim të përbashkët. Limani vlerësori se se takimi ishte i dobishëm dhe, siç u shpreh ai, përmes dialogut të hapur është vendosur baza për vendimmarrje të drejtë dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve.

"Dëshiroj t'i falenderojë banorët e Ravenit për pjesëmarrjen e tyre, mbështetjen dhe besimin e treguar. Vetëm së bashku, me qytetarët, mund të ndërtohet një komunë më e zhvilluar dhe më e drejtë për të gjithë", tha Limani. 

Takimet e tilla, kandidati për kryetar komune nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani do t'i vazhdojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e fushatës për prezantimin e vizionit për Gostivarin. qa/

Foto: Valbon Limani

Остани поврзан