Ushtria amerikane kumtoi se kanë goditur gjithsej 2.000 objektiva në Iran
- Forcat amerikane kanë goditur gjithsej 2.000 objektiva në Iran që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër vendit të shtunën, kumtoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.
Uashington, 4 mars 2026 (MIA) - Forcat amerikane kanë goditur gjithsej 2.000 objektiva në Iran që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër vendit të shtunën, kumtoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.
"Ushtria jonë në Lindjen e Mesme po ndërmerr një operacion të paprecedentë për të eliminuar aftësinë e Iranit për të kërcënuar amerikanët”, deklaroi admirali i CENTCOM-it, Bred Kuper, në një raport operativ të publikuar në Iks.
"Tashmë kemi goditur gjithsej 2.000 objektiva me më shumë se 2.000 copëza municioni. Seriozisht kemi degraduar mbrojtjen ajrore iraniane dhe kemi shkatërruar qindra raketa balistike, lançues dhe dronë iranianë", tha Kuper.
Në më pak se 100 orë, ushtria shkatërroi edhe 17 anije luftarake iraniane, shtoi ai. Ndër objektivat e sulmuara ishte nëndetësja "më operative" e Iranit. Qëllimi është të fundoset e gjithë marina iraniane, përsëriti ai.
"Sot, nuk ka asnjë anije iraniane që lundron në Gjirin Arabik [i njohur edhe si Gjiri Persik ose Gjiri], në Ngushticën e Hormuzit apo në Gjirin e Omanit", tha Kuper, duke shtuar se Irani me dekada të tërë ka ndërprerë komunikacioin ndërkombëtar detar.
Informacioni nga SHBA-ja fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit të shtunën, duke shkaktuar një përshkallëzim rajonal ndërsa Teherani lëshoi raketa në bazat amerikane në disa shtete të Gjirit.
Foto: Centkom në Iks skrinshot