Urime për Siljanovska Davkova nga Lord Piç, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor
- Urime deri te Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dërgoi edhe Lord Piç, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, kumtuan nga Ambasada britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Urime deri te Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dërgoi edhe Lord Piç, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, kumtuan nga Ambasada britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Urime deri te Gordana Siljanovska Davkova, presidente e Maqedonisë së Veriut. Mbretëria e Bashkuar pret përforcimin e partneritetit shumëvjeçar mes vendeve tona, përparimin e marrëdhënieve tregtare dhe zgjerimin e përkushtimit të përbashkët për sigurinë dhe bashkëpunimin në kuadër të mbrojtjes kolektive si pjesë e NATO-s", thuhet në urimin e Lord Piç, përfaqësues i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor. bsh/
Foto: Ambasada britanike në Republikën e Maqedonisë së Veriut