• вторник, 13 јануари 2026

"Uollstrit xhurnall": Përfaqësues të lartë amerikanë të martën do ta informojnë Trampin për opsionet kundër Iranit

Uashington, 11 janar 2026 (MIA) - Përfaqësues të lartë amerikanë të administratës të martën do ta informojnë presidentin amerikan Donalld Tramp për opsionet konkrete për përgjigje ndaj protestave në Iran, kujtoi sot "Uollstrit xhurnall", duke iu referuar përfaqësuesve amerikanë.

Nëpunësit deklaruan se në takim do të bisedohet për hapat e ardhshëm të mundshëm, duke përfshirë sulme ushtarake, sistemim të armëve të fshehta kibernetike kundër objekteve iraniane ushtarake dhe civile dhe vendosje të sanksioneve ndaj qeverisë iraniane.

Trampi, i cili në ditët e fundit vazhdimisht kërcënoi se do të intervenojë në Iran, dje kumtoi në mediumet sociale se SHBA-ja është e gatshme ta ndihmojë popullin e iranit në luftën e tyre për liri.

Protestat në Teheran filluan më 28 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rënies së vlerës së valutës iraniane dhe vështirësive ekonomike në vend, ndërsa prej atëherë u zgjeruan në mbi 100 qytete dhe vende nëpër të gjitha provincat iraniane. ab/

Foto: Arkivi

Остани поврзан