• четврток, 25 декември 2025

Universiteti i EJL-së: Rreth 60 për qind të studentëve punësohen në vitin e parë pas diplomimit, nga Fakulteti për Teknologji 80 për qind

Universiteti i EJL-së: Rreth 60 për qind të studentëve punësohen në vitin e parë pas diplomimit, nga Fakulteti për Teknologji 80 për qind

Tetovë, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Renditja e lartë, transparenca dhe punësimet e studentëve të diplomuar janë tre treguesit për performancat të cilat gjatë vitit të kaluar i realizoi Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL). Kjo ishte theksuar në brifingun e sotëm të rregullt të administratës së rektoratit dhe rektorit prof. dr.Sadudin Ibrahimi me gazetarët gjatë vitit të kaluar. 

“Së pari, Renditja Ndërkombëtare QS, gjegjësisht Renditja 2025, tregon se Universiteti i Evropës Juglindore renditet i 126-ti në Evropën Juglindore, i treti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari midis universiteteve me mësimdhënie në gjuhën shqipe. Kjo tregon suksesin e Universitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Së dyti, Universiteti i Evropës Juglindore është universiteti më transparent në Maqedoninë e Veriut. Sipas hulumtimit të fundit nga FEÇ 2025, ky rezultat konfirmon përkushtimin ndaj përgjegjësisë, qeverisjes së mirë, komunikimit të hapur që forcon besimin e studentëve, stafit dhe publikut. Së treti, sipas raportit të punësimit, rreth 60 për qind e studentëve punësohen në vitin e parë pas diplomimit, ndërsa disa fakultete si Fakulteti i Teknologjisë arrijnë në 80 për qind. Kjo tregon se arsimi që ofrojmë është i lidhur ngushtë me tregun e punës dhe e përgatit studentin për një karrierë të suksesshme”, theksoi rektori prof. dr. Sadudin Ibraimi.

Në shtatë fakultete studime deridiplomike në këtë vit akademik filluan 907 studentë, në pasdiplomike 222, të doktoratës 39 ose gjithsej 1168 studentë. Bashkë me 54 studentët të cilët janë në vitin përgatitës arrin 1222 njerëz. Sipas gjuhës së shprehur gjatë regjistrimit në gjuhën shqipe studiojnë 69,27 për qind, në gjuhën angleze 19,94 dhe në gjuhën maqedonase 10,78 për qind. 

“Këtë vit, UEJL ndau 350 bursa ose 45 më shumë se vitin e kaluar akademik. Gjatë këtij viti, kemi qenë të përfshirë në 16 projekte kërkimore dhe tre (3) projekte aplikimi. Stafi mësimdhënës ka marrë pjesë në botimin e 257 botimeve shkencore”, informoi rektori.

UEJL gjatë vitit 2025 ka nënshkruar 66 marrëveshje me universitete evropiane dhe rajonale përmes memorandumeve universitare dhe Erasmus plus si dhe marrëveshje për 20 grante për shkëmbim të kuadrove. fc/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан