UNICEF: Pothuaj tetë milionë fëmijë në botë janë të paushqyer, çdo i pesti vdes nga uria
- Zyra e UNICEF për Kroaci filloi fushatë humanitare për ndihmë të fëmijëve të uritur në Sudan, Jemen dhe Gazë, duke paralajmëruar se numri i fëmijëve të eksponuar në uri, varfëri dhe dhunë pandërprerë po rritet dhe, sipas vlerësimeve, numër rekord i fëmijëve kanë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2026.
sGjenevë, 24 shkurt 2026 (MIA) - Zyra e UNICEF për Kroaci filloi fushatë humanitare për ndihmë të fëmijëve të uritur në Sudan, Jemen dhe Gazë, duke paralajmëruar se numri i fëmijëve të eksponuar në uri, varfëri dhe dhunë pandërprerë po rritet dhe, sipas vlerësimeve, numër rekord i fëmijëve kanë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2026.
Sipas UNICEF-it, miliona fëmijë mbarë botën vuajnë nga mosushqyerja e vështirë, e rrezikshme për jetë, e cila vlerësohet se shkakton një në pesë raste të vdekjes tek fëmijët nën moshën pesëvjeçare, që e bën një nga kërcënimet më të mëdha për mbijetesën e fëmijëve.
Konfliktet e gjata të armatosura dhe kushtet ekstreme të këqija të motit në mënyrë shtesë e ndërlikojnë qasjen deri te ushqimi dhe shërbimet bazë, edhe krahas përpjekjeve të familjeve për ta mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre, paralajmëron UNICEF-i.
Situata posaçërisht e vështirë është vërejtur në Sudan, ku, siç njoftojnë, vazhdon kriza e harruar me miliona fëmijë të zhvendosur dhe familjet e tyre në Jemen, ku miliona fëmijë dhe gra po ballafaqohen me mungesë kronike të ushqimit dhe në Gazë, ku uria është konfirmuar zyrtarisht për herë të parë në gusht të vitit 2025.
Në këto zona të krizës, pothuaj tetë milionë fëmijë përballen me nivele katastrofike të mosushqyerjes, ndërsa në Gazë, për shkak të infrastrukturës së shkatërruar dhe qasjes së kufizuar të ndihmës humanitare, janë regjistruar vdekje të shkaktuara nga uria, thekson UNICEF. Ata informojnë se ekipet e tyre në terren janë dëshmitarë për nevojat në rritje të kujdesit shëndetësor, ujit të pijshëm dhe ushqimit terapeutik çdo ditë dhe synojnë të përmbushin të gjitha këto nevoja, por situata po përkeqësohet me shpejtësi dhe kërkon më shumë ndihmë se kurrë më parë.
Për këtë shkak, ata u bënë thirrje qytetarëve të bashkohen përsëri në solidaritet për të siguruar së bashku ushqimin shumë të nevojshëm terapeutik. UNICEF vëren se në botë siguron 80 për qind të ushqimit terapeutik, të zhvilluar posaçërisht për të shpëtuar jetën e fëmijëve, terapi që vetëm në pak ditë mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Mosushqyerja, paralajmëron UNICEF, kërcënon seriozisht mbijetesën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe shkaktohet jo vetëm nga mungesa e ushqimit, por edhe nga ushqyerja e pamjaftueshme, sëmundjet, qasjes së kufizuar në ujë të pijshëm dhe mungesat e shërbimeve shëndetësore. bsh/
Foto: EPA