• четврток, 19 март 2026

Ulet qarkullimi në industri gjatë muajit janar

Ulet qarkullimi në industri gjatë muajit janar

Shkup, 18 mars 2026 (MIA)- Qarkullimit në industri, apo totali gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rënie tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 13.5%, Produktet kapitale për 9.5%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.4% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.4%, bën të ditur Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit janar të vitit 2026, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2025 vërehet rënie prej 13.9%, 

Qarkullimi në industri në tregun vendor në muajin janar të vitit 2026, në krahasim me muajin janar të vitit 2025, vërehet rënie nga 6.0%, ndërsa në tregjet e huaja, në muajin janar të vitit 2026, në krahasim me muajin janar vitit 2025 vërehet rënie prej 10.6%.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан