Ukraina sulmoi rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi
- Ukraina ka sulmuar rafinerinë e naftës Kirishi në afërsi të Shën Petersburgut me dronë luftarakë, si pjesë e një serie sulmesh ndaj infrastrukturës së naftës në Detin Baltik të Rusisë, kumtuan sot autoritetet.
Kiev, 26 mars 2026 (MIA) - Ukraina ka sulmuar rafinerinë e naftës Kirishi në afërsi të Shën Petersburgut me dronë luftarakë, si pjesë e një serie sulmesh ndaj infrastrukturës së naftës në Detin Baltik të Rusisë, kumtuan sot autoritetet.
Guvernatori rajonal Aleksander Drozdenko shkroi në Telegram se pati dëme në zonën industriale Kirishi. Njëzet e një aeroplanë armik u rrëzuan mbi zonë", tha ai.
Kanalet e Telegramit, duke cituar banorët lokal, publikuan se kishte zjarre në rafineri, transmetoi DPA. Sipas burimeve të industrisë, Kirishi është rafineria e dytë më e madhe në Rusi dhe mund të përpunojë 20 milionë ton naftë në vit.
"Ukrainska pravda" sot publikoi se rafineria kishte pezulluar operacionet pasi disa njësi u përfshinë nga zjarri në sulmin me dron. Moska nuk e konfirmoi raportin. rq/
Foto: arkivi i EPA-s