Ukraina dhe Rusia me sulme të reja me dronë, dëme në Rost dhe Krivi Rih
- Rusia dhe Ukraina edhe mbrëmë kryen sulme me fluturake pa pilot, të cilat rezultuan me disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Kiev, 14 janar 2026 (MIA) - Rusia dhe Ukraina edhe mbrëmë kryen sulme me fluturake pa pilot, të cilat rezultuan me disa persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Sulmi ukrainas me dron shkaktoi dëme në qytetin jugor rus, Rost on Don, përderisa dhjetëra mijë shfrytëzues mbetën pa energji elektrike në Krivi Rih, qytetin e lindjes të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, pas sulmit rus me dron.
Në Rost on Don, që ndodhet rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën, shpërthyen dy zjarre në objektin industrial, kumtoi guvernatori i Rajonit Rost, Jurij Sljusar, pa saktësuar se për cilin objekt bëhet fjalë. Më vonë ai deklaroi se njëri zjarr është shuar tërësisht, ndërsa tjetri është vënë nën kontroll.
Në sulm janë dëmtuar edhe ndërtesa banimi, ndërsa janë lënduar katër persona, mes të cilëve edhe një fëmijë katërvjeçar.
Mbrojtja kundërajrore ruse gjatë natës rrëzoi 48 dronë ukrainas, kumtoi Minstria e Mbrojtjes e Federatës Ruse, transmetoi TASS. Sipas kumtesës, 25 dronë janë shkatërruar mbi rajonin Rost, 13 mbi qarkun Stavropolsk, pesë mbi rajonin Bërjansk, tre mbi Krime, si dhe nga një mbi rajonet kufitare Belgorod dhe Kursk.
Ndërkohë, mbi 45.000 konsumatorë mbetën pa rrymë, ndërsa mbi 700 objekte pa ngrohje, pas sulmit masiv rus me dronë ndaj Krivi Rih. kumtoi udhëheqësi i administratës ushtarake të qytetit në Rajonin juglindor ukrainas të Dnjepropetrovskit, Oleksandar Vilkul.
Prej fillimit të luftës para potthuajse katër viteve, Rusia shpesh e sulmon Krivi Rih - vendlindjen e Zelenskit, i cili mbrëmë pranoi se Ukraina po përballet me vështirësi serioze, përfshirë edhe për shkak të sulmeve targetore ndaj sistemit energjetik të vendit gjatë dimrit. ab/
foto: arkivi