• понеделник, 16 март 2026

Uji në Shkup i sigurt për t'u pirë

Uji në Shkup i sigurt për t'u pirë

Shkup, 16 mars 2026 (MIA) – Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, tregon analiza mikrobiologjike e 192 mostrave nga 48 vende matëse. 

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup kumtoi sot se Sektori për Kontroll Sanitar në periudhën prej 9 deri 13 mars ka marrë 192 mostra për analizë fizike – kimike dhe 192 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 48 vende matëse në Qytetin e Shkupit. 

“Në bazë të rezultateve të mara nga hetimet, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RMV-së, nr.183/18)”, informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан