Uitkof: Irani kishte mjaftueshëm uranium për 11 bomba bërthamore
- I dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof, deklaroi se negociatorët kryesorë iranianë u mburrën më parë këtë vit se kontrollonin 460 kilogramë uranium të pasuruar prej 60 për qind, që do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar 11 bomba bërthamore.
Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - I dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof, deklaroi se negociatorët kryesorë iranianë u mburrën më parë këtë vit se kontrollonin 460 kilogramë uranium të pasuruar prej 60 për qind, që do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar 11 bomba bërthamore.
Në një intervistë për "Foks njuz", Uitkof tha se zyrtarët iranianë janë "krenarë" që shmangën mbikëqyrjen dhe pretenduan se kanë një "të drejtë të patjetërsueshme" për të pasuruar karburant bërthamor.
Megjithatë, SHBA pretendon se kanë shkatërruar objektet bërthamore të Iranit, gjë që duhet ta parandalojë Iranin ta shndërrojë uraniumin në armë.
Ai shtoi se uraniumi i pasuruar mund të shndërrohet në bombë brenda një jave ose 10 ditësh, duke ripërdorur objektet bërthamore që SHBA pretendojnë se janë shkatërruar.
Ai tha gjithashtu se presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka dërguar atë dhe të dërguarin Xhared Kushner për të negociuar me Iranin për të arritur marrëveshje në të cilën Teherani do të eliminonte programin e tij të raketave, do të ndalonte mbështetjen e ndërmjetësve dhe do të zvogëlonte marinën e tij dhe do të ndalonte pasurimin e uraniumit.