• вторник, 13 јануари 2026

Uashingtoni në kontakt me Kubën pas operacionit në Venezuelë

Uashingtoni në kontakt me Kubën pas operacionit në Venezuelë

 Uashington, 12 janar 2026 (MIA) - Presidenti i ShBA-së Donald Trampi konfirmoi se administrata e tij është në kontakt me autoritetet në Kubë në lidhje me një "marrëveshje" të mundshme, pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, në të cilin u kap Nikolas Maduro.

"Do ta mësoni së shpejti. Po bisedojmë me Kubën dhe detajet do të dihen së shpejti, u përgjigj Trampi në pyetjen e gazetarëve në lidhje me natyrën e marrëveshjes që Uashingtoni po kërkon nga Havana.

 Trampi,  gjithashtu, pralajmëroi se mund të takohet në një moment me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delsi Rodrigez, e cila aktualisht shërben si presidente në detyrë pas rrëzimit të Maduros. Rodriguez porositi se qeveria e saj duhet të ruajë pushtetin politik për të mbrojtur stabilitetin e vendit.

 ShBA paraprakisht porositën se pas rënies së regjimit të Maduros, Kuba nuk do të marrë naftë dhe ndihmë financiare nga Venezuela, duke i kërkuar Havanës të arrijë një marrëveshje të shpejtë me Uashingtonin.

 Foto: Arkivi

 

Остани поврзан