• петок, 10 јануари 2025

Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami

Tërmet i fuqishëm në Japoni, paralajmërim për cunami

Tokio, 1 janar 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballë e ka goditur ishullin kryesor të Japonisë, Honshu, për shkak të së cilës Shërbimi kombëtar i motit lëshoi paralajmërim për cunami prej 3 metrash përgjatë bregut të Detit Japonez.

Zëdhënësja e televizionit japonez NHK vazhdon t'u bëjë thirrje banorëve që të kërkojnë siguri në terrene të larta. Tani për tani nuk ka raportime për dëme apo viktima, njoftoi DPA.

Epiqendra e tërmetit ishte në gadishullin Noto në prefekturën Ishikava, rreth 505 kilometra në veriperëndim të Tokios.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë. mb/

Foto: Skrinshot

Остани поврзан