Tërmet i fuqishëm e ka goditur rajonin më të gjerë të Tokios
- Tërmet i fuqishëm e ka goditur rajonin më të gjerë të Tokios, kumtuan sot autoritetet lokale, duke shtuar se nuk ka rrezik nga cunami.
Tokio, 1 prill 2026 (MIA) - Tërmet i fuqishëm e ka goditur rajonin më të gjerë të Tokios, kumtuan sot autoritetet lokale, duke shtuar se nuk ka rrezik nga cunami.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë prej 5.0 ballë ka qenë në prefekturën Ibaraki, afër Tokios, në thellësi prej rreth 50 kilometrave, kumtoi agjencia meteorologjike japoneze.
Instituti gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi magnitudën në 4,9 ballë.
Tani për tani nuk ka raporte për dëme materiale ose persona të lënduar, njoftoi DPA. bsh/
Foto: MIA arkiv