Të paktën pesë të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Meksikë
- Pesë persona kanë vdekur, ndërsa një është zhdukur gjatë rrënimit të aeoplanit ushtarak të marinës meksikane.
Meksiko Siti, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Pesë persona kanë vdekur, ndërsa një është zhdukur gjatë rrënimit të aeoplanit ushtarak të marinës meksikane.
Një aeroplan i cili po kryente një mision mjekësor u rrëzua në afërsi rë Galvestonit në shtetin federal amerikan në Teksas.
Në aeroplan kishte tetë persona, prej të cilëve dy mbijetuan. Katër ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa pjesa tjetër ishin civilë. Midis të vdekurve ishte edhe një fëmijë dy vjeç.
Aeroplani ishte në një mision për një fondacion meksikan, i cili ndihmon në mjekimin e fëmijëve me djegie. rq/
Foto: arkivi i MIA-s