Të paktën një person ka humbur jetën në zjarret në Nebraskë
- – Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa afro 800.000 hektarë tokë u dogjën në zjarre të mëdha pyjore të cilat e kapluan Nebraskën gjatë valës së të nxehtit në perëndim të vendit.
Linkoln, 18 mars 2026 (MIA) – Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa afro 800.000 hektarë tokë u dogjën në zjarre të mëdha pyjore të cilat e kapluan Nebraskën gjatë valës së të nxehtit në perëndim të vendit.
Guvernatori i Nebraskës, Xhim Pilen, tha se katër zjarret e mëdha që kanë shpërthyer nga java e kaluar janë “zjarret më të mëdha pyjore në historinë e shtetit”, informon En-Bi-Si.
Zjarret ishin nxitur nga lagështia e ulur dhe erërat e fuqishme të cilat arritën shpejtësinë deri 98 kilometra në orë gjatë fundjavës.
Viktimë e zjarrit është Rouz Uajt (86), nga Arturi, e cila kishte ndërruar jetë duke bërë përpjekje të ikte nga zjarri në zonën Moril. Zjarri, i emëruar sipas zonës – Moril, është më i madhi në mesin e zonave të goditura dhe dogji më shumë se 570.000 hektarë, përderisa rreth 18 për qind e zjarrit është nën kontroll.
Zjarri Kotonvud dogji më shumë se 131.000 hektarë dhe është lokalizuar pjesërisht, përderisa zjarret në rrugën 203 dhe urën Anderson ende po digjen.
Më shumë se 700 zjarrfikës, pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Nebraskës dhe Ajovës, si dhe agjenci federale, duke përfshirë edhe Agjencinë Federale për Menaxhim me Situata Emergjente, po luftojnë me zjarret. Autoritetet paraprakisht evakuuan rreth 300 banorë të zonave të prekura, ndërsa guvernatori shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rrethet e goditura nga zjarret dhe nënshkroi urdhër ekzekutiv për përshpejtimin e furnizimit me ushqim dhe rezerva të tjera për blegtorët, përderisa flakët e zjarrit i kapluan kullosat. fc/
Foto: Skrinshot X