Të paktën 22 persona humbën jetën pasi një vinç u rrëzua mbi tren në Tajlandë
- Të paktën 22 persona humbën jetën sot pasi një vinç ndërtimor ra mbi një tren në pjesën verilindore të Tajlandës.
Bangkok, 14 janar 2026 (MIA) - Të paktën 22 persona humbën jetën sot pasi një vinç ndërtimor ra mbi një tren në pjesën verilindore të Tajlandës.
Në aksident u lënduan më shumë se 80 njerëz. Supozohet se numri i viktimave është më i madh.
Treni, i cili ka qarkulluar nga qyteti i Bangkokut nga krahina verilindore Ubon Raçatani, doli nga binaret pasi vinçi ra mbi njërin nga vagonët e tij. sa/
foto: MIA arkivi