• понеделник, 16 март 2026

Të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme

Të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme

Shkup, 15 mars 2026 (MIA) - Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe i njofton të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët në këtë moment gjenden në EBA, se të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të qytetarëve në relacionin Dubai-Shkup.

"Duke marrë parasysh që përgatitjet dhe hollësirat për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi sa më shpejt të jetë e mundur", njoftojnë nga Ambasada.

Evidentimi, theksojnë nga Ambasada, mund të bëhet në këto kontaktet - Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe email: abudabi@mfa.gov.mk

Deri tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke transportuar gjithsej 458 udhëtarë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан