Turqi: NATO shpërndan sisteme shtesë "patriot" në provincën jugore Adana
- – NATO do të shpërndajë edhe një sistem amerikan për mbrojtje kundër raketave “patriot” në provincën jugore turke Adana, në bazën ajrore Inxhirllik, ku gjenden trupa të SHBA-së dhe anëtareve të tjera të Aleancës, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
Ankara, 18 mars 2026 (MIA) – NATO do të shpërndajë edhe një sistem amerikan për mbrojtje kundër raketave “patriot” në provincën jugore turke Adana, në bazën ajrore Inxhirllik, ku gjenden trupa të SHBA-së dhe anëtareve të tjera të Aleancës, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
Javën e kaluar, NATO shpërndau sistem “patriot” edhe në provincën juglindore Malatia, në afërsi të bazës së radarit, si pjesë e fuqizimit të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimeve nga lufta në Iran. Në Adana tashmë gjendet sistemi spanjoll “patriot”.
Turqia, e cila e ka ushtrinë e dytë për nga madhësia në NATO dhe kufizohet me Iranin, thekson se bazohet në mbrojtjen ajrore aleate për kapjen e raketave të lëshuara nga rajoni nga fillimi i konfliktit, përderisa ende i zhvillon kapacitetet vendore për mbrojtje të plotë kundër raketave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s