Tribunë: Qëndrueshmëria institucionale dhe kapacitetet diplomatike profesionale duhet të forcohen përballë sfidave të reja globale të sigurisë
- Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e saj, ka marrë vendime të vështira, por parimore dhe strategjikisht të rëndësishme . Me anëtarësimin në NATO, pavarësisht se u pagua një çmim shumë i lartë për të, shteti maqedonas siguroi sigurinë dhe stabilitetin e tij të jashtëm, por ajo që është edhe më e rëndësishme, edhe sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm. Gjatë tre dekadave të fundit, vendi ka dëshmuar të jetë partner konstruktiv dhe i besueshëm, i përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Dhe në kushte të ndryshimeve të thella globale, mbetemi fort të përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit, ligjit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit, të bindur se ato janë në interesin tonë kombëtar. Ky ishte konkluzioni kryesor i tribunës së sotme të titulluar "Republika e Maqedonisë së Veriut - tre dekada në arkitekturën politike dhe të sigurisë evropiane dhe euroatlantike", që u mbajt në Shtëpinë e ARM-së në organizim të Klubit Diplomatik - Shkup dhe Shoqatës së Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Shkup, 19 dhjetor 2025 (MIA)- Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e saj, ka marrë vendime të vështira, por parimore dhe strategjikisht të rëndësishme . Me anëtarësimin në NATO, pavarësisht se u pagua një çmim shumë i lartë për të, shteti maqedonas siguroi sigurinë dhe stabilitetin e tij të jashtëm, por ajo që është edhe më e rëndësishme, edhe sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm. Gjatë tre dekadave të fundit, vendi ka dëshmuar të jetë partner konstruktiv dhe i besueshëm, i përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Dhe në kushte të ndryshimeve të thella globale, mbetemi fort të përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit, ligjit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit, të bindur se ato janë në interesin tonë kombëtar. Ky ishte konkluzioni kryesor i tribunës së sotme të titulluar "Republika e Maqedonisë së Veriut - tre dekada në arkitekturën politike dhe të sigurisë evropiane dhe euroatlantike", që u mbajt në Shtëpinë e ARM-së në organizim të Klubit Diplomatik - Shkup dhe Shoqatës së Veteranëve dhe Rezervistëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Ngjarja, e cila shënoi 30 vjetorin e pranimit të vendit në OSBE dhe Këshillin e Evropës, si dhe aderimin drejt Partneritetit për Paqe të NATO-s, mblodhi së bashku aktorët kryesorë nga diplomacia dhe mbrojtja për të bërë një retrospektivë të vendimeve strategjike të viteve 1990, por edhe për të analizuar sfidat aktuale të sigurisë.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski theksoi se sot jemi dëshmitarë të ndryshimeve të thella dhe strukturore në sistemin ndërkombëtar dhe se jemi në fund të periudhës së unipolaritetit, në kushte të përpjekjeve të intensifikuara për të sfiduar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, vlera dhe multilateralizëm.
"Është gjithnjë e më evidente se veprimi i përbashkët i forcave revizioniste që kërkojnë të realizojnë qëllimet e tyre strategjike përmes demonstrimit të forcës, ndërsa të drejtën ndërkombëtare ta thërrasin në mënyrë selektive, vetëm kur kjo u konvenon interesave të tyre. Militarizmi agresiv rus, i cili synon drejtpërdrejt Ukrainën përmes veprimeve ushtarake, e në mënyrë indirekte edhe të gjithë Evropën përmes kërcënimeve të intensifikuara hibride dhe aktiviteteve destabilizuese, së bashku me sfidën sistemore që rezulton nga rritja e Kinës dhe ambiciet e saj globale, po ripërcaktojnë kornizën strategjike mbi të cilën NATO dhe BE i bazojnë politikat dhe vendimet e tyre", tha ai.
Në këtë drejtim, theksoi Dimitrovski, së bashku me aleatët tanë nga Aleanca, po harmonizojmë përpjekjet diplomatike, politike dhe të mbrojtjes për të siguruar parandalim, mbrojtje dhe qëndrueshmëri efektive.
Ai theksoi se vendi, që nga pavarësia e tij, ka marrë vendime të vështira, por parimore dhe strategjikisht të rëndësishme që nga pavarësia e tij, të cilat janë pozicionuar qartë në anën e unitetit, paqes dhe prosperitetit evropian, dhe se shteti ynë është bërë një kontribues aktiv në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, edhe atë para anëtarësimit të plotëfuqishën në NATO.
"Me anëtarësimin në NATO, përkundër faktit se u pagua një çmim shumë i lartë për të, shteti maqedonas siguroi sigurinë dhe stabilitetin e tij të jashtëm, por ajo që është edhe më e rëndësishme edhe sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm. NATO nuk funksionon vetëm si mburojë e jashtme. Nuk ka anëtare të NATO-s që sulmohet nga jashtë, e ajo që është edhe më e rëndësishme, vepron si stabilizues i brendshëm dhe garantues i forcës institucionale. Nuk ka anëtare të NATO-s që është shpërbërë nga brenda", theksoi ai.
Sipas tij, çështjet e pazgjidhura në rajon krijojnë hapësirë për aktorët keqdashës që kërkojnë të minojnë proceset demokratike, të përhapin dezinformata, të imponojnë ndikim politik dhe ekonomik që synon dobësimin e besimit në institucione. Ai shtoi se narrativat anti-perëndimore që po shfaqen gjithnjë e më shumë në pjesë të caktuara të rajonit vënë në pikëpyetje drejtpërdrejt kursin evropian dhe euroatlantik, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë të qytetarëve.
"Këto procese krijojnë hapësirë për ndikimin e aktorëve që nuk janë të interesuar për një Ballkan Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe evropian. Si rrjedhojë janë edhe tensionet në rritje, paqëndrueshmëria politike, nacionalizmi, populizmi dhe tendencat secesioniste në rajon", konkludoi Dimitrovski.

Andrej Lepavcov, drejtor për BE në MPJTJ, theksoi se viti 2025 shënon moment të rëndësishëm, por të vështirë për vendin, 20 vjet pasi është marrë statusi i kandidatit për në BE.
"Në dy dekadat e fundit, vendi ka zbatuar reforma të gjera, ka bërë kompromise të dhimbshme dhe domosdoshmërinë e trajtimit të sfidave komplekse, duke përfshirë ndryshimet e emrit dhe kontestet historike, vetëm që të arrihen vazhdimisht qëllime që ndryshojnë", tha Lepavcovi.
Ai theksoi se politika e zgjerimit të BE-së në ciklin e ri politik të BE-së u përball me mjedis krejtësisht të ri gjeopolitik, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe fokusim në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.
"Me vendosjen e konceptit të integrimit gradual, BE-ja po përpiqet të përfshijë më shumë vendet në politikat e BE-së, megjithëse ka dilema të mëtejshme në lidhje me fushëveprimin dhe kornizën kohore. Paralelisht me Planin e rritjes dhe agjendat e reformave, BE po instalon instrument të ri që synon përshpejtimin e procesit", tha Lepavcovi.
Ai vlerësoi se në situatën ekzistuese në raport me zgjerimin, ka mospërputhje dhe devijim nga parimet thelbësore të përcaktuara në kriteret e Kopenhagës duke vendosur aspekte të bilateralizimit, si dhe vendosjen e një "shtegu të shpejtë" për hir të interesit gjeopolitik.
“Lidhur me bilateralizmin e procesit të aderimit në BE dhe veton bullgare, nuk është problem vetëm për Maqedoninë, por po bëhet problem serioz edhe për vendet e tjera të rajonit. Kjo çështje mbetet sfidë e rëndësishme, por duhet të arrihet një zgjidhje. Maqedonia do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje kompromisi përmes dialogut – kompromis që na jep siguri se nuk do ta gjejmë veten përsëri në të njëjtën situatë", shprehet Lepavcovi.
Sipas tij, duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet dhe angazhimet, mbetet ende çështja e lëvizjes së mëtejshme më të fortë të procesit të aderimit dhe mënyrat për ta arritur këtë.
Ai konkludoi se duhet të vazhdojë realizimi e rezultateve të reformave vendimtare për procesin e aderimit, të fillojnë negociatat dhe të forcohen institucionet, të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe të jetësohet dialogu dhe bashkëpunimi aktiv politik i bazuar në besimin dhe respektin e ndërsjellë.
"Nga BE-ja, nevojiten vendime të guximshme politike nëse qëllimi është të rrumbullakohet gjeopolitikisht rajoni dhe të mbyllet hapësira për ndikime të dëmshme dhe të forcohet rezistenca e BE-së ndaj kërcënimeve të sigurisë", tha Lepavcovi, duke shtuar se përcaktuesit e qartë të kohës janë të nevojshëm për të krijuar motivim dhe për të parandaluar proceset retrograde.
Kryetari i Klubit diplomatik dhe ambasadori i parë në BE dhe NATO, Jovan Tegovski, iu referua vitit 1995 si pikë kthese në historinë moderne, duke e quajtur atë periudhë "ofensivë diplomatike" në të cilën vendi vendosi marrëdhënie me SHBA-në dhe BE-në dhe hyri në organizatat kryesore ndërkombëtare.
"Këto tre dekada tregojnë se angazhimi strategjik për integrimin evropian dhe euroatlantik ishte i drejtë. Përvoja ofron mësim se vendet e vogla mund të forcojnë kapacitetet e tyre vetëm përmes një orientimi të qartë strategjik dhe përfshirjes institucionale", tha Tegovski, duke shtuar se sot nevojitet konsensus i njëjtë i tillë dhe vendime të guximshme politike për rrugën e integrimit evropian, veçanërisht për të mbajtur të rinjtë në vend.
Për fillimet dramatike të pavarësisë foli ministri i parë i Mbrojtjes, Prof. Dr. Trajan Gocevski, i cili tërhoqi një paralele midis dy datave - 27 mars 1992, kur ushtari i fundit i APJ-së u largua nga vendi, dhe 27 mars 2020, kur vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s.
Gocevski përkujtoi kohën kur shteti “ecte buzë humnerës”, përballë kërcënimeve për grusht shteti ushtarak, snajperëve para institucioneve dhe mungesës së armatës së vet dhe kufijve të përcaktuar.
"Sot jemi në një fushë lozonjare dhe të paparashikueshme shahu. Bota po ndryshon, NATO dhe BE po ripërcaktojnë strategjitë e tyre dhe ne duhet të përshtatemi. Ne kemi nevojë për unitet kombëtar për çështjet kryesore strategjike, të cilat do të përfshijnë komunitetin akademik, sektorin e biznesit dhe mediat, në mënyrë që të mos gabojmë hapat në këtë rajon nevralgjik", konkludoi Gocevski.
Tribuna u përmbyll me diskutim për nevojën për të forcuar qëndrueshmërinë institucionale dhe kapacitetet diplomatike profesionale përballë sfidave të reja globale të sigurisë.
Foto: MIA